Aktualitet

VJEDHJET nga nënë e bir! Rastet s'kanë fund, 6 persona denoncojnë Rozetën: Na mori sendet me vlerë

Vetëm gjatë pasdites së djeshme 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë. 

10 Janar 2023, 09:36 Nga A.B
VJEDHJET nga nënë e bir! Rastet s'kanë fund, 6 persona
Alda Klosi, Havier dhe Rozeta Dobi

TIRANË- Për tre ditë me radhë, opinioni publik po flet për skandalin e vjedhjes së më shumë se 500 milionë euro nga nënë e bir, Rozeta Dobi dhe Havier Dobi. Ata u lanë ditën e djeshme në masën e sigurisë 'arrest me burg'. I riu, u shfajësua para hetuesve duke i hedhur fajin nënës së tij ndërsa ka dyshime se Rozeta mund të ketë grabitur dhe persona të tjerë, pasi janë bërë më shumë se 15 kallëzime ndaj saj në polici.

Mirëpo, mësohet se vetëm gjatë pasdites së djeshme 5 deri në 6 persona janë paraqitur në komisariatin e policisë ku kanë pranuar se Rozeta Dobi u ka vjedhur sende me vlerë. 

Hetime po kryhen dhe ndaj Alda Klosit për të bërë verifikimin ligjor të të ardhurave të saj pasi ajo në 2017-ën ka qenë drejtoreshë koncesionesh. Nëse parave të sekuestruara nuk u gjendet pronari i ligjshëm atëherë ato kalojnë në favor të shtetit.

Dosja hetimore e zbardhur nga 'Dosja.al' tregon se në emër të pastrueses Rozeta Dobi janë gjetur llogari bankare me shumë të konsiderueshme parash, të cilat pritet të bëhen publike shumë shpejt. Burimi i tyre, njësoj si me shumat e tjera që i janë sekuestruar deri më tani, dyshohet të jetë vjedhja në banesat e zyrtarëve ku Dobi ishte punësuar. 

Si ndodhi ngjarja? Rasti u zbulua ditën e shtunë, me 7 Janar ku nënë e bir u arrestuan për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëpinë ku Rozeta Dobi ishte punonjëse e mirëmbajtjes. Pas kontrolleve të mëtejshme në banesën e tyre u gjetën dhe para të tjera në tubin e aspirimit. Mësohet se pronarja e shtëpisë Alda Klosi i ka dorëzuar një kopje të çelësit pastrueses, e cila më pas bashkë me djalin e saj ka ndërhyrë në kasafortë.

rozeta dobi havier dobi

Sondazh

Poll