Sport

Pronari i PSG-së në tratativa për të marrë skuadrën e Premier League, ndoshta për ta bërë më të madhen në Angli…

Presidenti i PSG-së zhvilloi bisedime me shefin e Tottenhamit, teksa ‘Qatar Sports Investments’ synon aksionet në Premier League

9 Janar 2023, 18:05 Nga DOSJA

Pronari i PSG-së në tratativa për të marrë

ANGLI - Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, thuhet se ka zhvilluar bisedime me presidentin e Tottenhamit, Daniel Levy, teksa ‘Qatar Sports Investments’ kërkon të blejë një pakicë të aksioneve në një klub të Premier League.

Duket se Spurs mund të jetë një opsion për Al-Khelaifi dhe do të ishte intriguese të shihje se çfarë investimi do të shkonte për klubin e Londrës veriore.

Sipas Ben Jacobs të ‘CBS Sports’, bisedimet janë ende në një fazë shumë të hershme dhe duket se presidenti i PSG-së do të eksplorojë gjithashtu marrëveshje me klube të tjera me bazë në Angli…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll