Politike

Tenderi fiktiv/ Belind Këlliçi: Veliaj e bëri për të blerë vota

Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se kur bëhen bashkë ata arrijnë që të parandalojnë vjedhjen e taksave.

9 Janar 2023, 17:36 Nga I.A
Tenderi fiktiv/ Belind Këlliçi: Veliaj e bëri për të
Belind Kellici

TIRANË- Kandidati i Partsë Demokratike për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se tenderi fiktiv i bashkisë për rrugën Xhon Belushi është anuluar. Me anë të një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se kur bëhen bashkë ata arrijnë që të parandalojnë vjedhjen e taksave. Ky tender ishte për ndërtimin e rrugës Xhon Belushi, që sipas Këlliçit, Veliaj e ka bërë për të vjedhur vota për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Tenderi fiktiv/ Belind Këlliçi: Veliaj e bëri për të
Dokumenti

Postimi i Plotë:

Një fitore për Tiranën! Anullohet tenderi fiktiv për Rr. "Xhon Belushi". Kur bëhemi bashkë tërhiqet bashkia. Kur bëhemi bashkë parandalojmë vjedhjen e taksave tona. Kurdo natën të hidhet asfalt elektoral, unë do të jem atje! Bashkë Tirana! Forca!

Një megaskandal është denoncuar nga Partia Demokratike dy ditë më parë. Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi se një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Por kryebashkiaku deklaron se anulimi është bërë më herët dhe nuk lidhet me PD. Ai shton se rruga do ndërtohet me paratë e ndërmarrjes. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikon me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej në atë mënyrë.

belind këlliçi zgjedhjet lokale 14 maj 2023 skandali me rrugen xhon belushi

Sondazh

Poll