Politike

Vdekja e Enver Shehit, Berisha: E dyshimtë, eleminim mafioz në burgun e ferrit të Ramës

Berisha kërkon nga avokatit i popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të Sheshit.

9 Janar 2023, 14:28 Nga A.B
Vdekja e Enver Shehit, Berisha: E dyshimtë, eleminim mafioz në burgun
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për vdekjen e Enver Sheshit. Përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social, kreu i PD-së, hedh dyshime mbi këtë vrasje. Ai thotë se e gjitha është një eleminim mafioz i kryer në burgjet e kontrolluara nga kryeministri Edi Rama. Më tej, Berisha shton se Sheshi kishte vendosur të dëshmojë për skemën e vjedhjes në paratë e përfituara nga inceneratorët, mirëpo për të ndaluar këtë, u krye vrasja e tij. 

Berisha i bën thirrje avokatit të popullit të ndërmarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të Sheshit.

POSTIMI I BERISHËS:

Hidhen dyshime për vdekjen në burg të 59 vjeçarit Enver Sheshi. Të dashur miq, vdekjet e dyshimta, eleminimet mafjoze në burgjet e ferrit të Edi Ramës janë tashmë dukuri tragjike të zakonshme. Dje mediat njoftuan vdekjen e 59 vjeçarit Enver Sheshi i arrestuar për skemë mashtrimi me TVSH në aferën e djegesave nderkohë që boset e skemës Rama, Agaçi, Ahmetaj vazhdojnë vjedhjet me kompaninë e tyre të djegësave. Dyshime të forta kanë lindur për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas disa mesazheve vdekja e tij është organizuar nga mafja e djegësave mbasi e dinte shumë për djegesat.
Të tjerë pretendojnë se kishte vendos të dëshmojë me hollësi për skemën e vjedhjes së parave në djegësin e Fierit dhe si u ndanë ato.

Personalisht shtoj: Së pari shpreh ngushellime famijles për hunbjen e njeriut të tyre të dashur.
Së dyti i bëj thirrje avokatit të popullit të ndermarrë me urgjencë hetimin lidhur me rrethanat dhe shkaqet e vdekjes të të ndjerit Enver Shehu dhe të shqyrtoj në çdo aspekt vdekjen e të ndjerit Sheshi në paraburgim. Duke dënuar dhe një herë kushtet çnjerzore në burgjet e Shqiperise

Enver Shehi ndërroi jetë ditën e djeshme në QSUT. Ai ishte në burg për shkak të akuzave që lidhen me çështjen e inceneratorit të Fierit. 

59 vjeçari ishte arrestuar më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k. Ai akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim.

sali berisha enver sheshi

Sondazh

Poll