Aktualitet

Shqipëria dy ditë nën pushtetin e motit të keq, priten reshje dëbore, drejtoria detare jep njoftimin e rëndësishëm

Në njoftim bëhet me doje se bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta, ndaj kërkohet që tëmerren masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

9 Janar 2023, 17:07 Nga F.M
Shqipëria dy ditë nën pushtetin e motit të keq, priten
Moti

TIRANË- Moti në vendin tonë do të përkeqësohet, të paktën në dy ditët në vijim. Përgjatë orëve në vijim pritet të rritet intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin, ndërkohë që gjatë natës në zonat malore pritet që të ketë edhe reshje dëbore. Kjo situatë pritet të zgjasë deri më 11 janar, ndaj dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar për një përkeqësim të motit.

Në njoftim bëhet me doje se bregdeti do të përfshihet nga erëra të forta, ndaj kërkohet që tëmerren masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftim nga drejtoria detare:

Në daten 09-11 Janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll