Aktualitet

Prokuroria e Tiranës kërkon 'arrest me burg' për Rozeta dhe Havier Dobin (NJOFTIMI)

Nga ana e Prokurorisë është kërkuar kontrolli i banesës ku jetojnë të dyshuarit me qëllim kërkimin dhe gjetjen e provave të veprës penale.

9 Janar 2023, 14:41 Nga A.B

 

Prokuroria e Tiranës kërkon 'arrest me burg' për Rozeta
Prokuroria

 

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon “Arrest në burg” për Rozeta dhe Havier Dobin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim. Nga ana e Prokurorisë është kërkuar kontrolli i banesës ku jetojnë të dyshuarit me qëllim kërkimin dhe gjetjen e provave të veprës penale. Janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro; shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë; shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë; bizhuteri të ndryshme flori dhe argjend.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon “Arrest në burg” për shtetasit R.D dhe H.D., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal. Prokuroria Pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 27.12.2022 ka regjistruar procedimin penal nr. 9920 viti 2022.

Më datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve", tek pallati "Orion" është vjedhur banesa e shtetases A. K.  Pas kontrollit të bërë, kjo shtetase sqaroi se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. 

Për ngjarjen është pyetur shtetësja R.D., e cila ka deklaruar se prej rreth 5 vjetësh ishte pastruese e banesës. Nga Prokuroria dhe policia gjyqësore është vijuar me kryerjen e veprimeve hetimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases A. K., janë shtetasit R.D., dhe djali i saj H.D. Në këto kushte nga ana e Prokurorisë është kërkuar kontrolli i banesës ku jetojnë të dyshuarit me qëllim kërkimin dhe gjetjen e provave të veprës penale. 

Nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1. Shuma prej 58 150 (pesëdhjetë e tetëmijë e njëqind e pesedhjetë) euro;
2. Shuma prej 7000 (shtatëmijë) dollarë;
3.Shuma prej 368 000 (treqind e gjashtëdhjetë e tetëmijë) lekë;
4. Bizhuteri të ndryshme flori dhe argjend.

Mbi bazën e dyshimeve se në banesë fshiheshin edhe sende të tjera, është kontrolluar me imtësi banesa e të dyshuarve dhe në tubin e aspirimit janë gjetur të fshehura një shumë prej 404, 800 Euro, 8500 USD dhe një sasi e konsiderueshme bishuterish, të cilat dyshohen se iu përkasin edhe personave të tjerë ku R.D., ka punuar si pastruese. 

Sa më lart rezulton se nga ana e shtetasve R.D., dhe H. D., është kryer vepra penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Në këto kushte është bërë ndalimi i tyre me iniciativë të policisë gjyqësore.  

rozeta dobi havier dobi prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll