Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Pa rrip sigurimi, me xhama të zinj dhe pa targa! Si u kap në timon Havier Dobi pas megavjedhjes, gjoba e majme që duhet të paguajë

Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht dhe videon nga momenti i ndalimit të Dobit si dhe gjobën e majme që do të duhet të paguajë 23-vjeçari, në vlerën e 55 mijë lekëve të reja. 

9 Janar 2023, 15:12 Nga I.A
EKSKLUZIVE/ Pa rrip sigurimi, me xhama të zinj dhe pa targa! Si u kap
Havier Dobi, gjoba dhe makina

TIRANË- Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, që në bashkëpunim me të ëmën kreu megavjedhjen te banesa e ish-shefes së Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Alda Klosi, është gjobitur pak ditë pas ngjarjes. Dosja.al ka mësuar ekskluzivisht se 23-vjeçari Dobi është ndaluar teksa udhëtonte me mjetin "Mercedez Benz" me targa 'AC055HD', në rrugën 'Abdyl Frashëri' në Tiranë.

Ai është ndaluar nga blutë e Policisë së Shtetit, pasi është pikasur se ndodhej në timon pa rrip sigurimi dhe pa targat e vendosura në mjet. Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se xhamat e mjetit me të cilin udhëtonte Dobi ishin 100% të errësuar, më shumë se sa norma e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht dhe videon nga momenti i ndalimit të Dobit si dhe gjobën e majme që do të duhet të paguajë 23-vjeçari, në vlerën e 55 mijë lekëve të reja. 

EKSKLUZIVE/ Pa rrip sigurimi, me xhama të zinj dhe pa targa! Si u kap
Gjoba

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë. Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje. Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë./Dosja.al

havier dobi rozeta dobi alda klosi

Sondazh

Poll