Aktualitet

EMRI/ Plagosje në Fier, taksisti godet me thikë 25-vjeçarin, i riu dërgohet në spital

I riu i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori Zagoll Muçaj është vënë në pranga.

9 Janar 2023, 16:03 Nga I.A

EMRI/ Plagosje në Fier, taksisti godet me thikë 25-vjeçarin, i

FIER- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një taksist ka goditur me thikë një 25-vjeçar me iniciale A.T për motive të dobta. I riu i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori Zagoll Muçaj është vënë në pranga. Muçaj akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

FIER Goditi me mjet prerës një shtetas, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, Fier, ishte plagosur me mjet prerës shtetasi A. T., 25 vjeç, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar, shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, me profesion taksist.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Zagoll Muçaj ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. T., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Zagoll Muçaj, 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

zagoll muçaj

Sondazh

Poll