Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, Gjykata rrëzon kërkesën e avokatit për riekspertim të vendngjarjes

Seanca e radhës do të mbahet më datë 11 janar.

9 Janar 2023, 14:24 Nga a.l
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Shtyhet seanca për Arbër Paplekajn, Gjykata
Arbër Paplekaj

ELBASAN- Është shtyrë sërish seanca ndaj Arbër Paplekaj i cili akuzohet për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, ngjarje e ndodhur disa ditë para zgjedhjeve elektorale të prillit 2021. Në senacën që ka zgjatur 4 orë, avokati ka kërkuar rishqyrtim të provave, më konkretisht riekspertim të vendit të ngjarjes, por Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avokatit. Seanca e radhës do të mbahet më datë 11 janar.

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri./Dosja.al

arber paplekaj pjerin xhuvani

Sondazh

Poll