Sport

Arrihet marrëveshja: Cristiano Ronaldo në fushë më 19 janar kundër PSG-së së Messit? Në Riad miqësore me 'Saudi All Stars'…

Ky seleksion do të përbhet nga lojtarët më të mirë të Al-Hilal dhe Al-Nassr, dy klubet më të rëndësishme në vendin aziatik, të udhëhequr për këtë rast nga trajneri Marcelo Gallardo.

9 Janar 2023, 16:28 Nga DOSJA

Arrihet marrëveshja: Cristiano Ronaldo në fushë më 19 janar

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo do të luajë ndeshjen e tij të parë zyrtare kundër Al Nassr më 22 janar, por sulmuesi portugez mund të dalë në fushë edhe tre ditë më herët, kur do të luhet ndeshja e pritur miqësore mes Paris Saint-Germain dhe një seleksioni i përzgjedhur i Arabisë Saudite.

Ky ekip do të përbhet nga lojtarët më të mirë të Al-Hilal dhe Al-Nassr, dy klubet më të rëndësishme në vendin aziatik, të udhëhequr për këtë rast nga trajneri Marcelo Gallardo.

Eshtë një takim që është planifikuar në stadiumin ‘King-Fahd’ në Riad dhe që ndoshta mund të përfaqësojë edhe sfidën e fundit mes dy rivalëve të mëdhenj, që kanë shënuar historinë e 15 viteve të fundit, pikërisht CR7 dhe Lionel Messit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll