Sport

"E njëjta histori!" Icardi ‘sulltani’ i derbit të Stambollit, si në Milano me Interin...

Golat dhe asistimet e argjentinasit në fitoren 3-0 ndaj Fenerbahçes, që i largon ‘verdhekuqtë’ me 4 në krye të renditjes. Dhe me nostalgji kujton zikaltrit, Milanon...

9 Janar 2023, 16:16 Nga DOSJA

"E njëjta histori!" Icardi ‘sulltani’ i derbit

TURQI - “Një tjetër derbi, e njëjta histori”,- shkroi Mauro Icardi në Instagram për të festuar fitoren 3-0 të Galatasaray ndaj Fenerbahçes, tashmë 4 pikë prapa ‘verdhekuqve’ që konsolidojnë pozicionin e tyre në krye të kampionatit turk. 

Një mendim nga Interi, duke qenë se në fanelën e ‘zikaltërve’, Maurito kishte qenë shumë herë protagonist i derbit të Milanos. Argjentinasi ishte autori i asistimit 2-0 të Akturkoglu dhe shënoi golin e tretë në minutën e 100-të (më pas kartoni i verdhë për heqjen e fanelës në festën, që kujtoi atë në Inter-Milan 3-2 në 2017) që mbylli në ndeshje, ndërkohë që goli i parë ishte i Oliveiras.

Deri më tani, Icardi ka luajtur shtatë ndeshje (474 ​​minuta) për Galatasaray, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ????????????ℝ???? ????ℂ????ℝ???????? (@mauroicardi)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll