Bota

Trazirat në Iran/ Protestuesit ngrejnë postblloqe pranë burgut të Karajit

Video të shumta të postuara në internet treguan një turmë të mbledhur në orët e para të së hënës përpara burgut Rajaei-Shahr në Karaj pranë Teheranit në një përpjekje për të parandaluar ekzekutimet e 22-vjeçarit Mohammad Ghobadlou dhe 19-vjeçarit Mohammad Boroughani

9 Janar 2023, 11:47 Nga a.l
Trazirat në Iran/ Protestuesit ngrejnë postblloqe pranë burgut
protesta Iran

IRAN- Në ditën e 115 të kryengritjes, dhjetra njerëz kanë demonstruar para një burgu në qytetin iranian Karaj, mes raportimeve se dy burra të tjerë mund të ekzekutohen së shpejti në rastet e lidhura me protestat e vazhdueshme në Iran.

Video të shumta të postuara në internet treguan një turmë të mbledhur në orët e para të së hënës përpara burgut Rajaei-Shahr në Karaj pranë Teheranit në një përpjekje për të parandaluar ekzekutimet e 22-vjeçarit Mohammad Ghobadlou dhe 19-vjeçarit Mohammad Boroughani, shkruan aljazeera.  Familjet e dy burrave ishin gjithashtu mes turmës.


Ghobadlou u dënua me vdekje pasi dyshohet se ka goditur disa anëtarë të forcave të sigurisë me makinën e tij dhe ka vrarë njërin. Në gjykatë, Ghobadlou përmendi një histori të sëmundjes mendore, por një psikolog shtetëror dëshmoi se ai ishte në dijeni të veprimeve të tij./ Dosja.al

protesta ne iran

Sondazh

Poll