Bota

Anonymous sulmon sërish Vuçiçin, publikon email-et e zyrtarëve të qeverisë serbe

Anonymous hakëroi edhe faqen e ushtrisë serbe.

9 Janar 2023, 09:40 Nga a.l
Anonymous sulmon sërish Vuçiçin, publikon email-et e
Hakerët

SERBI- Grupi i hakerëve Anonymous kanë sulmuar sërish presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ky grup bëri të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.

“Hej kukulla e Putinit, ku je? Akoma me qen”- është mesazhi i dërguar kreut të shtetit të Serbisë. 

Kjo nuk është hera e parë që grupi i hakerëve paralajmërojnë kreun e qeverisë serbe. Konflikti mes dy palëve nisi disa ditë më parë kur hakerët i bënë thirrje Vuçiçit që t’i ndalojë aktivitetet e rrezikshme në Kosovë. Anonymous hakëroi edhe faqen e ushtrisë serbe./ Dosja.al

anonymous

Sondazh

Poll