Bota

Sunak dënon sulmin ndaj demokracisë braziliane: Presidenti Lula ka mbështetjen tonë të plotë

Duke shkruar në Twitter, Sunak shprehet se, Presidenti i Brazilit Lula ka "mbështetjen e plotë" të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se ai pret të ndërtojë lidhjet e ngushta të vendeve në vitet në vijim.

9 Janar 2023, 10:36 Nga a.l
Sunak dënon sulmin ndaj demokracisë braziliane: Presidenti Lula ka
Rishi Sunak

BRAZIL- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka reaguar për sulmet dhe protestat e dhunshme në Brazil. Ai është shprehur se dënon çdo përpjekje për të minuar transferimin paqësor të pushtetit dhe vullnetin demokratik të popullit të Brazilit".

Duke shkruar në Twitter, Sunak shprehet se, Presidenti i Brazilit Lula ka "mbështetjen e plotë" të Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se ai pret të ndërtojë lidhjet e ngushta të vendeve në vitet në vijim.

Çfarë dimë deri tani?

Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al

trazira ne brazil rishi sunak

Sondazh

Poll