Bota

LUFTA/ Ish-sekretarja e Shtetit: Putin duhet të ndalojë për të shmangur përballjen me SHBA-në

Nëse ushtria nuk përparon, presioni perëndimor do të rritet për të negociuar një armëpushim që do të ndikonte te forcat ruse, të cilat më pas do të rifillonin pushtimin e tyre.

9 Janar 2023, 10:00 Nga a.l
LUFTA/ Ish-sekretarja e Shtetit: Putin duhet të ndalojë për
Condoleezza Rice

SHBA- Condoleezza Rice, ish-sekretarja e shtetit ka reaguar lidhur me gjendjen aktualte të luftës në Ukrainë. Ajo ka bërë thirrje që ndaj Ukrainës të shtohet ndihma nga ana e ushtrisë teksa theksoi se forcat ruse të Putinit duhet të ndalojnë për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe Rusisë. Në një apel të përbashkët me sekretarin e mbrojtjes në presidentët Bush dhe Obama, Robert Gates se nëse nuk jepet ndihmë ushtarake për Ukrainën, kjo gjë do të inkurajojë Putinin të sulmojë aleatët e NATO-s, shkruan The Times.

Ata përshëndetën vendimin e SHBA-së dhe Gjermanisë javën e kaluar për t'i dërguar Ukrainës automjete të blinduara luftarake për herë të parë, por u kërkuan aleatëve të tjerë të NATO-s të bëjnë të njëjtën gjë dhe të shtojnë raketa me rreze më të gjatë veprimi, dronë të avancuar, rezerva të konsiderueshme municionesh dhe më shumë aftësi vëzhgimi.

Nëse ushtria nuk përparon, presioni perëndimor do të rritet për të negociuar një armëpushim që do të ndikonte te forcat ruse, të cilat më pas do të rifillonin pushtimin e tyre.

Në një artikull të përbashkët për The Washington Post, ata shtuan se e vetmja mënyrë për të shmangur një skenar të tillë është që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj t’i ofrojnë urgjentisht Ukrainës një rritje të furnizimeve dhe aftësive ushtarake.

Shtetet e Bashkuara kanë mësuar në rrugën e vështirë, në 1914, 1941 dhe 2001 – se agresioni i paprovokuar dhe sulmet ndaj shtetit të së drejtës dhe rendit ndërkombëtar nuk mund të injorohen. Është më mirë ta ndaloni atë tani, përpara se të kërkohet më shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO”, u shprehën ata. 

Rusia kërkoi armëpushim për Krishtlindje, por duket se kjo ishte një taktikë nga ana e tyre për të sulmuar në befasi territoret ukrainase. Kështu ka pretenduar edhe pala ukrainase e cila u shpreh se nuk mund t'u besohet trukeve të Putin. 

condoleezza rice

Sondazh

Poll