Bota

Trazirat në Brazil/ Meta bllokon postimet pro-demonstruese

Një zëdhënës i kompanisë - platformat e së cilës përfshijnë Facebook, Instagram dhe WhatsApp paralajmëroi se do të hiqte menjëherë postimet që u bënin thirrje njerëzve të marrin armët ose të pushtojnë me forcë Kongresin, pallatin presidencial dhe ndërtesa të tjera federale.

9 Janar 2023, 09:50 Nga a.l
Trazirat në Brazil/ Meta bllokon postimet pro-demonstruese
Meta

BRAZIL- Kompania Meta ka njoftuar se do të bllokojë të gjitha postimet në rrjetet sociale që mbrojnë sulmet në Brazil të mbështetësve të ish-presidentit Bolosaro.

Një zëdhënës i kompanisë - platformat e së cilës përfshijnë Facebook, Instagram dhe WhatsApp paralajmëroi se do të hiqte menjëherë postimet që u bënin thirrje njerëzve të marrin armët ose të pushtojnë me forcë Kongresin, pallatin presidencial dhe ndërtesa të tjera federale, shkruan BBC.

Ne po e përcaktojmë gjithashtu këtë si një ngjarje shkelëse, që do të thotë se do të heqim përmbajtjen që mbështet ose vlerëson këto veprime. Ne po ndjekim në mënyrë aktive situatën dhe do të vazhdojmë të heqim përmbajtjen që shkel politikat tona", shtoi zëdhënësi. 

Meta ka cilësuar më parë incidente të tjera të rënda përfshirë sulmet e 6 janarit në Kapitolin e SHBA-së – si shkelje të ngjarjeve. Politika i lejon kompanisë të përshpejtojë heqjen e përmbajtjes së dëmshme.

trazira ne brazil

Sondazh

Poll