Bota

ME- VIDEO/ Momenti kur policia shpërndan protestuesit e Brazilit me gaz lotsjellës

Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor.

9 Janar 2023, 09:24 Nga a.l
ME- VIDEO/ Momenti kur policia shpërndan protestuesit e Brazilit me gaz
Sulmet në Brazil

BRAZIL- Mijëra mbështetës të ish-presidentit Bolsonaro sulmuan ndërtesat zyrtare në Brazil ditën e djeshme. Protestat e dhunshme kanë vijuar edhe sot në disa zona të vendit. Kjo video tregon momentin kur policia iu është përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës në përpjekje për t’i shpërndarë ata. 

Çfarë dimë deri tani?

Mijëra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al

trazira ne brazil

Sondazh

Poll