Sport

Roberto Dinamite, idhulli i Vasco da Gamas, vdiq të dielën në Brazil…

Ish-sulmuesi brazilian i Vasco da Gama, Roberto Dinamite, i cili shënoi më shumë se 700 gola gjatë karrierës së tij, vdiq të dielën nga kanceri në zorrë.

8 Janar 2023, 18:02 Nga DOSJA

Roberto Dinamite, idhulli i Vasco da Gamas, vdiq të dielën në

BRAZIL - Ish-sulmuesi i kombëtares braziliane, Carlos Roberto de Oliveira, i mbiquajtur Roberto Dinamite, vdiq të dielën në Rio, në moshën 68-vjeçare, nga kanceri në zorrë. Ai u konsiderua si sulmuesi më i madh në historinë e Vasco da Gama, për të cilin luajti 21 sezone dhe shënoi 708 gola. 

Ai ishte gjithashtu president i klubit midis 2008 dhe 2014. Në 38 ndeshje (për 20 gola) me ‘Selecaon’, Dinamite kishte marrë pjesë në dy Kupa Botërore në 1978 dhe 1982. Ai kishte luajtur pesë ndeshje në të parën (3 gola) në Argjentinë, ku Brazili përfundoi i treti, por asnjë në të dytën.

Pas karrierës së tij sportive, ai iu përkushtua politikës dhe u zgjodh deputet për shtetin e Rios për pesë mandate radhazi, midis 1994 dhe 2014, nën ngjyrat e Partisë Social Demokratike Braziliane (PSDB) dhe më pas të Partisë së Lëvizjes Demokratike Braziliane (PMDB).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll