Sport

Tentojnë t’i grabisin vilën, qentë shpëtojnë familjen e trajnerit Gattuso!...

Për fat të mirë, kriminelët nuk ia arritën qëllimit, si pasojë e sistemeve të larta të sigurisë dhe qenve të pranishëm në mjediset e vilës.

8 Janar 2023, 17:51 Nga DOSJA
Tentojnë t’i grabisin vilën, qentë shpëtojnë

SPANJE - Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve gjatë kohës që këta të fundit ndodhen në fushën e blertë duke luajtur, janë kthyer në një shqetësim të madh. Rastet pasojnë njeri-tjetrin. Së fundmi, në shënjestrën e hajdutëve, ka qenë edhe vila e Gennaro Gattusos.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes, teksa po luhej sfida Valencia-Cadiz (0-1). Mundo Deportivo dhe Las Provincias, raportojnë se një bandë hajdutësh tentuan të hynin në shtëpinë e ish-mesfushorit italian, i cili aktualisht është trajner  i Valencias.

Brenda vilës, në një provincë rreth 4 km larg qendrës së qytetit të Valencias, është akomoduar familja e Gattusos. Për fat të mirë, keqbërësit nuk ia arritën qëllimit, si pasojë e sistemeve të larta të sigurisë, funksionimit të tyre dhe qenve të pranishëm.

Gattuso ka bërë denoncimin në policinë spanjole, që po punon për të identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll