8 Janar 2023, 16:04
Nga DOSJA

TIRANE - Pas përfundimit të seminareve teorike e fizike me të gjithë arbitrat dhe asistentët e kampionatit ‘Abissnet Superiore’, kjo e diel shënjoi edhe ditën e veçantë për gjyqtarët shqiptarë. Të pranishëm në këtë ceremoni të përvitshme ishin veç arbitrave e asistentëve edhe Presidenti i BASHF-së, Tahir Kastrati, si edhe instruktori i UEFA-s, Costa Kapitanis.
Presidenti i BASHF-it, Tahir Kastrati, si edhe shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, përshëndetën punën e gjyqtarëve, duke i uruar suksese në vijim, si edhe i këshilluan të jenë të drejtë dhe profesionalë në fushën e lojës.
Tre emra të rinj nga arbitrimi shqiptar pajisen me stemën e FIFA-s. Edhe pse Enea Jorgji e Juxhin Xhaja janë të pajisur prej vitesh tashmë me stemën e FIFA-s si arbitra kryesorë, duke gjykuar edhe ndeshje të rëndësishme në Europë, ata janë pajisur tashmë edhe me stemën e FIFA-s, si Video Match Official (VAR). Këtyre dy emrave të rëndësishëm të arbitrimit shqiptar i shtohet edhe emri i arbitrit Kreshnik Bajramaj, i cili gjithashtu është pajisur me stemën e FIFA-s si VAR.
Gjithashtu, Sektori i Arbitrimit në FSHF, bazuar edhe në performancën e arbitrave shqiptarë gjatë këtij sezoni futbollistik, si edhe për t’i motivuar ata të vijojnë të punojnë me të njëjtin përkushtim ka ndarë dy çmime për arbitrin dhe asistentin e perspektivës për sezonin futbollistik 2021-2022. Florian Lata u përzgjodh si arbitër i perspectives, ndërsa Xhulio Mani u vlerësua si asistent i perspektivës.

Gjyqtarët kryesorë shqiptarë me stemën e FIFA-s për vitin 2023 janë: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Eldorjan Hamiti, për femra: Emanuela Rusta dhe Mirela Çemeri.
Ndërsa asistentët shqiptarë me stemën e FIFA-s për vitin 2023, janë: Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Nertil Bregasi, Ilir Tartaraj, për femra: Koleta Prenga, Erinda Kume, Mirjeta Salla, Edjena Kapxhiu.
Video Match Official (VAR) të FIFA-s: Enea Jorgji, Juxhin Xhaja, Kreshnik Bajramaj
Gjyqtar i Futsallit: Arlind Subashi.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Janar 2023, 15:45
ARABIA SAUDITE - Vincent Aboubakar pa frena. Sulmuesi i kombëtares kamerunase, i cili kohët e fundit u largua nga Al-Nassr për t'i ha...
Sport
8 Janar 2023, 15:29
SPANJE - Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, një ish-mesfushor argjentinas, bashkëkohës i Maradonës, ka bërë një par...
Sport
8 Janar 2023, 15:06
ITALI - Autostrada del Sole u bllokua midis Monte San Savino dhe Arezzo për shkak të përplasjeve midis tifozëve të Romë...
Sport
8 Janar 2023, 14:22
ISLANDE - Një tifoz mund të bëjë pothuajse gjithçka për skuadrën e tij por në Islandë shkojnë edhe më t...
Sport
8 Janar 2023, 14:18
ARABI SAUDITE - Më 5 janar, Cristiano Ronaldo ndoqi drejtpërdrejt ndeshjen e parë të klubit të tij të ri Al Nasr. Klubi nga R...
Sport
8 Janar 2023, 14:10
AUSTRALI - Novak Djokoviç fitoi titullin e 92-të të karrierës së tij në Adelaide Open. Tenisti serb triumfoi pas 3 or&...
Sport
8 Janar 2023, 14:01
GJERMANI - Dortmundi udhëtoi për në Marbella si pjesë e përgatitjeve të tyre përpara rifillimit të Bundesligës m&eu...
Sport
8 Janar 2023, 13:54
ANGLI - Cathryn Vialli, bashkëshortja e Gianlucas, i besoi La Gazzetta dello Sport mesazhin e saj të shkurtër pas ndarjes nga jeta të Luca V...
Sport
8 Janar 2023, 13:51
PORTUGALI - Trukimet e ndeshjeve kthehen të bëjnë zhurmë në futbollin europian, duke u stacionuar këtë herë në Port...
Sport
8 Janar 2023, 11:05
RUSI - Pak ditë, pasi ra perdja e Kupës së Botës 2022 në Katar, Andrei Kanchelskis, lavdia e dikurshme e futbollit rus, hodhi ‘...