Sport

Sipas Simeones, "me Messin në skuadër është shumë e vështirë të humbasësh"…

Për Diego Simeonen, Lionel Messi i jep të njëjtën ndjenjë si Diego Maradona

8 Janar 2023, 15:29 Nga DOSJA

Sipas Simeones, "me Messin në skuadër është shumë

SPANJE - Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, një ish-mesfushor argjentinas, bashkëkohës i Maradonës, ka bërë një paralelizëm midis “Pibe d’Oro” dhe “Pleshtit”: 

“Aty ku luan Messi, ai do të jetë gjithmonë më vendimtari, qoftë në kombëtaren e Argjentinës, qoftë në klubin e tij aktual, apo te Barcelona në të kaluarën. Është normale që kur ka një lojtar si Leo, ke një shans të madh për ta fituar ndeshjen.

Gjithmonë kam thënë se kur luaja Kupën e Botës së bashku me Maradonën, i cili tashmë ishte i madh, e ndjeja si shok skuadre se ishte shumë e vështirë për të humbur ndeshjet.  Pse? Sepse me vete ke më të mirin. Dhe kur ke më të mirin me vete, shanset për të fituar janë gjithmonë më të mëdha”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll