Sport

Adelaide Open: Djokoviç fiton trofeun e 92-të në karrierë dhe barazon Nadal

Novak Djokovic triumfoi pas 3 orësh e 9 minutash me 6-7 (8), 7-6 (3), 6-4 Sebastian Korda.

8 Janar 2023, 14:10 Nga DOSJA
Adelaide Open: Djokoviç fiton trofeun e 92-të në karrierë

AUSTRALI - Novak Djokoviç fitoi titullin e 92-të të karrierës së tij në Adelaide Open. Tenisti serb triumfoi pas 3 orësh dhe 09 minutash me rezultatin 6-7 (8), 7-6 (3), 6-4 në në finale ndaj Sebastian Kordës dhe e nisi vitin me titull. 

Ai tani është renditet në venidn e katërt në klasifikimin e tenistëve me më shumë trofe bashkë me spanjollin Rafael Nadal me nga 92 tituj. Në vendin e parë është Jimmy Connors me 109 i ndjekur nga Roger Federer me 103 dhe Ivan Lendl me 94. 

Nole fitoi një pikë ndeshjeje në setin e dytë dhe u kthye për të marrë titullin. Kjo është fitorja e 10 radhazi e Djokoviçit në turne dhe e 23-ta në 24 ndeshjet e tij të fundit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll