Sport

Yllin e Dortmundit Jude Bellingham e shpëton mami në aeroport

Mesfushori 19-vjeçar e thirri atë për të marrë pasaportën e tij në aeroport dhe Denise Bellingham arriti të mbërrinte përpara nisjes së fluturimit, me incidentin që u bë viral në mediat sociale.

8 Janar 2023, 14:01 Nga DOSJA
Yllin e Dortmundit Jude Bellingham e shpëton mami në aeroport

GJERMANI - Dortmundi udhëtoi për në Marbella si pjesë e përgatitjeve të tyre përpara rifillimit të Bundesligës më 20 janar. Në nisje pati një problem me yllin e ekipit, Jude Bellingham, për pak sa nuk humbi fluturimin e misionit pasi harroi të merrte pasaportën.

Zgjidhjen mesfushorit të ri ndërkombëtar anglez ia ka dhënë... nëna e tij. Mesfushori 19-vjeçar e thirri atë për të marrë pasaportën e tij në aeroport dhe Denise Bellingham arriti të mbërrinte përpara nisjes së fluturimit, me incidentin që u bë viral në mediat sociale.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll