Sport

VIDEO/ Ndërhyrje horror! Mbrojtësi i Marseille e dërgon kundërshtarin në spital…

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë, goditi me shkelm në gjoks Diaghe, në ndeshjen për Kupën e Francës midis Marseille dhe Hyères

8 Janar 2023, 09:52 Nga DOSJA

VIDEO/ Ndërhyrje horror! Mbrojtësi i Marseille e dërgon

FRANCE - Episodi i tmerrshëm ndodhi kur kishin kaluar vetëm minutën e 15-të të ndeshjes për Kupën e Francës mes Marsejës dhe Hyères.

Mbrojtësi i Marseille nga Bregu i Fildishtë, Eric Bailly, në tentativë për të kapur topin, por goditi fort me shkelm në gjoks Moussa Ediage, duke e plagosur rëndë! Ndërhyrja ishte kriminale, një horror i vërtetë për fushat e futbollit.

Loja u ndërpre përkohësisht dhe lojtari i dëmtuar u dërgua në spital me ambulancë! Kuptohet që për vazhdimin e ndeshjes skuadra e Marsejës mbeti me dhjetë lojtarë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll