Sport

REFORMA! Manchester United do vendosë kufi tavan për pagat në skuadër...

Drejtuesit e ‘Djajve të Kuq’ duan të krijojnë një lloj barazie në skuadër, e cila më parë nuk ka ekzistuar në radhët e United

8 Janar 2023, 07:59 Nga DOSJA

 

REFORMA! Manchester United do vendosë kufi tavan për pagat në
Portieri spanjol David de Gea

ANGLI - Bordi i Manchester United dëshiron të vendosë një kufi tavan pagash, në mënyrë që askush në skuadër të mos fitojë ndjeshëm, më shumë se pjesa tjetër e lojtarëve.

Sipas “Daily Mail”, asnjë lojtar nuk do të jetë në gjendje të fitojë më shumë se 200.000 £ në javë (227.000 euro). Nëse ndodh kjo, lojtari i parë që do të detyrohet të ulë ndjeshëm pagën do të jetë David de Gea. Portieri spanjoll merr 375.000 paund në javë (426.000 euro) dhe duhet t'i ulë ato për të rinovuar kontratën.

Lojtarët kryesorë në skuadrën e “Djajve të Kuq”, si Raphael Varane, Harry Maguire, Casemiro dhe Bruno Fernandes, marrin nga 180.000 deri në 200.000 paund në javë (midis 204.000 dhe 227.000 euro) dhe do të sanksionohen me gjoba, nëse nuk arrijnë të në Champions League.

Pagat në nivelin e atyre që merrte Cristiano Ronaldo, në rendin prej 480 mijë £ në javë (545 mijë euro), nuk do të ndodhin më, garanton burimi i përmendur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll