Sport

SERIA A/ Monza barazon me Interin në fund, pas autogolit të Dumfries. Juventusi buzëqesh ndaj Udinezes, edhe Fiore fiton…

Në stadiumin ‘U-Power’, golat e Darmian dhe Lautaro nuk u mjaftuan për djemtë e Inzaghit. Fiorentina fitoi 2-1 me Sassuolon dhe Juventus mposhti 1-0 Udinezen

8 Janar 2023, 00:30 Nga DOSJA

SERIA A/ Monza barazon me Interin në fund, pas autogolit të Dumfries.

ITALI - Interi nuk arrin të triumfojë në Monza dhe ngadalëson ritmin. Pas fitores së madhe ndaj Napolit, në javën e 17-të të Serisë A, skuadra e Inzaghit barazoi 2-2 ndaj futbollistëve të Palladinos dhe arriti në 34 pikë. 

Në stadiumin ‘U-Power’ në pjesën e parë, Darmian (10') zhbllokon lojën, më pas Ciurria (11') barazon menjëherë rezultatin dhe Lautaro (22') kalon në avantazh zikaltrit, duke përfituar nga një gabim i Pablo Marì.  Në pjesën e dytë, lojtarët nga Brianza rritën ritmin dhe barazuan falë një goditjeje me kokë të Caldirola (93'), e cila u devijua nga Dumfries pas Onanës. Zikaltrit protestuan për një gol i anuluar nga Acerbi .

Pas largimit të Calhanoglu dhe Barellas, Interi humbi terren, kthjelltësinë dhe sigurinë, duke i dhënë dhe shtuar forcën Monzës. Falë lëvizjeve të Palladino, i mirë për të ndryshuar fytyrën e skuadrës në pjesën e dytë dhe për të besuar deri në fund.

Diçka që Inzaghi dështoi nga ana tjetër, i “tradhtuar” nga hyrjet në fushë e Lukakut, Asllanit, Dumfries & Co. Pasi u ndanë në barazim 2-2, Interi me 34 pikë renditet në vendin e katërt, ndërsa Monza në të katërmbëdhjetin 18 pikë.

SERIA A/ Monza barazon me Interin në fund, pas autogolit të Dumfries.

Më herët, po për javën e 17-të në Seria A, Fiorentina fitoi 2-1 ndaj Sassuolos paa golave të Saponaras (48’) dhe Gonzalez në fund (90’+1 me penallti), ndërkohë që Berardi (57’) kishte barazuar përkohësisht.

Sërish, afër fundit të takimit edhe Juvja buzëqeshi ndaj Udinezes. Braziliani Danilo (86’) shënoi golin e vetëm të ndeshjes, që i dha fitoren 1-0 bardhezinjve të Torinos.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll