Sport

Zinedine Zidan në ajër, tani mundësitë e të Zizut janë: Brazili, Shtetet e Bashkuara...

‘L'Equipe’ bën një bilanc të mundësive që paraqiten për ish-trajnerin e Real Madridit...

8 Janar 2023, 07:30 Nga DOSJA

Zinedine Zidan në ajër, tani mundësitë e të Zizut

FRANCE - E ardhmja e Zinedine Zidane është në ajër: cila do të jetë skuadra e ardhshme e ish-trajnerit të Real Madrid? Francezi grumbullon muaj e muaj pritje dhe tani që dihet se Deschamps ka rinovuar kontratën me Francën dhe dera i është mbyllur, 'L'Equipe' bën një bilanc të mundësive që Zidane ka pasur në tavolinë.

Objektivi i Zidane është i qartë, ai nuk e fsheh: një ditë do të jetë trajneri i Francës.  Pikërisht në një intervistë për 'L'Equipe' për ditëlindjen e tij të 50-të, ai ka rrëfyer: "Dua, sigurisht dhe do të jem, shpresoj, një ditë. Kur? Nuk varet nga unë. Por dua për të mbyllur rrethin me Francën. Nuk e di se kur do të ndodhë. Edhe një herë, nuk varet nga unë. Skuadra e Francës është gjëja më e bukur që ekziston."

Opsionet e Zidane? Që nga përfundimi i Kupës së Botës në Katar, konkretisht janë tre:  Brazili, Portugalia... dhe së fundmi edhe Shtetet e Bashkuara. “Zizou është shumë i dashur dhe i respektuar në Brazil”,- shpjegon gazeta franceze, e cila e ngre mundësinë si reale tani që Deschamps ka rinovuar... por “eksperienca në krye të një skuadre tjetër që nuk është “Blu” nuk e bën atë shumë të preferuar për momentin”, sqarojnë ata. Dhe gjithashtu, ata shikojnë pengesën gjuhësore si të rëndësishme.

Zinedine Zidan në ajër, tani mundësitë e të Zizut

Nga ana tjetër, ata i paraqesin Shtetet e Bashkuara si një opsion të qartë për Botërorin 2026, ku amerikanët do të mbërrijnë me ambicie të jashtëzakonshme për të përfunduar punën e nisur vitet e fundit dhe tashmë të shfaqur në “Katar 2022” me një skuadër shumë të re. Portugalia, nga ana e saj, duket se më në fund ka zgjedhur Roberto Martínez.

Në futbollin e klubeve, në horizont është Juventusi, ngjyra të cilat i ka veshur i ri dhe në çfarë mënyre... 'La Vecchia Signora' vazhdon të jetë një projekt që mund ta tërheqë atë. Por kjo mundësi nuk është në rendin e ditës për momentin dhe italianët e kanë ridrejtuar situatën me tetë fitore radhazi nën komandën e Allegrit.

Së fundmi, PSG: "Ata e ëndërruan atë në pranverë. Sidomos Emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, i cili e ka shumë të preferuar." Por nga 'L'Equipe' thonë se ka gjëra që duhet të ndryshojnë në PSG që 'Zizou' të pranojë pankinën pariziene.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll