Sport

Hapet drita jeshile për Ronaldon, Al Nassr 'largon' Aboubakar për të federuar CR7…

Portugezi tani ka hapur rrugën për të debutuar në datën 22, kundër Al Ittifaq...

8 Janar 2023, 07:50 Nga DOSJA
Hapet drita jeshile për Ronaldon, Al Nassr 'largon' Aboubakar

ARABIA SAUDITE - Shtypi saudit raporton, se mëse fundi, të premten mbrëma u bë e mundur që Cristiano Ronaldo që kishte nënshkruar tashmë nga Al Nassr, të federohej. Kjo për shkak se nga organika e skuadrës saudite duhej të largohej një lojtar i huaj, për t’i hapur një vend sulmuesit portugez. 

Fillimisht u tha se do të ishte uzbeku Jaloliddin Masharipov që do të largohej, por në fund Al Nassr zgjodhi të ‘divorcohej’ me Vincent Aboubakar, sulmuesin kamerunas me të cilin ndërpreu kontratën, sipas 'Al-Riyadh'.

Sipas të njëjtit publikim, zgjidhja e kontratës është arritur edhe para ndeshjes me Al-Tain, dhe tashmë CR7 është regjistruar menjëherë. Kjo do të thotë që pas dy ndeshjeve pezullim, sulmuesi portugez do të mund të debutojë për Al Nassr kundër Al Ittifaq, në datën 22.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll