Sport

Akuzohen për përdorim të marijuanës! Për të shmangur kontrollin anti-doping, dy futbollistë të Zamalek bojkotojnë ndeshjen

Urdhëri jepet nga presidenti kontravers i Zamalek, Mortada Mansour, pezullon rrogat e lojtarëve dhe kërcënon të nxjerrë skuadrën nga liga për shkak të gjykimit

8 Janar 2023, 09:19 Nga DOSJA
Akuzohen për përdorim të marijuanës! Për të
Skuadra e Zamalek në fushë para ndeshjes kundër El-Dakhelya

EGJIPT - Një lider i njohur në vend për stilin e tij kontrovers, presidenti i Zamalek, Mortada Mansour, pati një ditë veçanërisht të paharrueshme këtë të enjte. Pak para se topi të rrotullohej, në ndeshjen kundër El-Dakhelya, Mansour largoi dy lojtarë të Zamalek, të cilët ishin në fushë, me arsyetimin se të dy ishin nën ndikimin e marihuanës.

“Ahmed Fetouh dhe Abdallah Gomaa hynë në fushë nën ndikimin e marihuanës. Ata nuk e respektuan klubin. Kur mësuan se do të kishte teste droge para ndeshjes, vendosën të mos luanin. U thashë se kur të mësoheshin rezultatet, ata do të largoheshin,” - tha Mansour për TV të klubit.

Trajnerit të Zamalek, portugezit Jesuado Ferreira, iu desh të ndryshonte formacionin pak para fillimit të ndeshjes për shkak të vetos ndaj dy lojtarëve. Zamalek barazoi 1-1 me El-Dakhelya, duke arritur të shmangë humbjen në shtëpi, falë golit të Mohamed Ghani në minutën e 45-të të pjesës së dytë. Me 12 ndeshje të luajtura, Zamalek është në vendin e dytë, me 25 pikë, pesë pas Al-Ahly.

Pas ndeshjes, Mansour nuk i ndali kritikat. Presidenti i Zamalek ka thënë se do të tërheqë klubin e tij nga Premier League egjiptiane për atë që ai e konsideron manipulim të arbitrave, duke akuzuar Federatën Egjiptiane të Futbollit për favorizimin e rivalëve Al-Ahly. Kërcënimi do të vihet në provë të mërkurën e ardhshme, kur Zamalek do të zhvillojë ndeshjen e radhës për kampionatin egjiptian, ndaj Al Ittihad.

Në ‘mitralozin’ e polemikave të Mansourit, presidenti vendosi pezullimin e pagave për të gjithë lojtarët, përveç gjobës prej 20% mbi pagat. Lojtarët e larguar nga ndeshja janë pezulluar, do t'i nënshtrohen testeve të mëtejshme, përfshirë për Covid-19, dhe tashmë janë vendosur në tregun e transferimeve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll