Sport

Kupa e Francës/ Nuk mungojnë surprizat, Monaco eliminohet me penallti! Monegaskët jashtë nga një ekip i Ligue2

Monegaskët humbën në penallti kundër Rodez, një skuadër e Ligue 2, e cila fitoi nga pika e bardhë, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt (4-5 me penallti)

8 Janar 2023, 00:01 Nga DOSJA

FRANCE - Duke filluar që dje, po zhvillohen ndeshjet për 1/32-tat e Kupës së Francës. Surpriza e bujshme ka ndodhur sot në Montecarlo, ku skuadra vendase e Monaco është eliminuar dhe ka mbetur jashtë kësaj gare. 

Monegaskët humbën në penallti kundër Rodez (4-5), një skuadër e Ligue 2, e cila fitoi nga pika e bardhë, pas barazimit 2-2 në kohën e rregullt, në të cilën kishin arritur të riktheheshin pas disavantazhit me dy gola. 

Përcaktues ka qenë gabimi i Soungoutou Magassa nga penalltia, gjuajtja e të cilit është të pritur nga portieri kundërshtar Cibois, i cili i dha Rodezit të vogël kualifikimion midis 32 skuadrave më të mira të Francës.

Kupa e Francës/ Nuk mungojnë surprizat, Monaco eliminohet me penallti!

Ja dhe përfundimet teknike të ndeshjeve të turit 1/32 të Kupës së Francës:

Evreux - Bastia 1-2 (rec)
Grasse - Tamponnaise 1-0
Avranches - Brest 0-2
Hyeres - Marseille 0-2
Linas-Montlhery - Lens 0-2
Lyon - Metz 2-1
Koenigshoffen - Clermont Foot 1-0 (rec)
Granville - Niort 0-3
La Puy-en-Velay - Nice 1-0
Monaco - Rodez 2-3 (rec)
Plabennec - Vannes 2-0
Thaon - Amiens 1-0 (rec)
Villerupt Thil - Annecy 1- 6
Virois - Nantes 0-2

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll