Bota

'Barcelona, kryeqyteti Botëror i Arkitekturës'/ Shkreli ndan pamjet e ndërtimit të kullave të Shën Lukës dhe Markut

Në vitin 2026, që përkon me njëqindvjetorin e vdekjes së Antoni Gaudísë, pritet të përfundojë dhe kulla më e lartë, ajo e Jezu Krishtit. 

8 Janar 2023, 07:48 Nga A.B
'Barcelona, kryeqyteti Botëror i Arkitekturës'/ Shkreli ndan
Katedralja

TIRANË- Studiuesi dhe arkitekti, Artan Shkreli ka ndarë në rrjetet sociale pamjet e ndërtimit të kullave të Shën Lukës dhe Shën Markut në Barcelonë. Ai jep informacion, se me kullën e Shën Mërisë, të përuruar në dhjetor 2021, përfundojnë 3 nga 6 kullat qendrore dhe pritet që deri në fund të vitit 2023 të përfundojnë edhe kullat e Shën Mateut dhe Shën Gjonit. Sipas Shkrelit, në vitin 2026, që përkon me njëqindvjetorin e vdekjes së Antoni Gaudísë, pritet të përfundojë dhe kulla më e lartë, ajo e Jezu Krishtit. 

POSTIMI:

K A T E D R AL J A . F R Y M E Z U E S E

“Sagrada Familia” e Gaudisë në Barcelonë sapo ka perfunduar kulmet e kullave të Shën Lukës dhe Shën Markut, duke ndriçuar në vigjilje te Krishtlindjeve strukturat e reja që arrijnë 135 metra lartësi.
Së bashku me kullën e Shën Mërisë, të përuruar në dhjetor 2021, përfundojnë kështu 3 nga 6 kullat qendrore; dhe pritet që deri në fund të vitit 2023 të përfundojnë edhe kullat e Shën Mateut dhe Shën Gjonit.
Organizatorët dhe realizuesit mendojnë që në vitin 2026, që përkon me njëqindvjetorin e vdekjes së Antoni Gaudísë, të përfundojë dhe kulla më e lartë, ajo e Jezu Krishtit. Në të njëjtin vit, Barcelona është planifikuar të jetë Kryeqyteti Botëror i Arkitekturës.

artan shkreli

Sondazh

Poll