Bota

Jashtë funksionit, sateliti i NASA-s në rënie të pakontrolluar drejt Tokës. Sa është rreziku të "godasë" ndonjë vend?

I nisur në vitin 1984 me anijen Challenger, sateliti Erbs ishte projektuar për të funksionuar për dy vjet, por jeta e tij funksionale ishte shumë më e gjatë.

7 Janar 2023, 22:33 Nga k.m.
Jashtë funksionit, sateliti i NASA-s në rënie të
Erbs

SHBA- Sateliti shkencor i NASA-s Erbs, i cili ishte në orbitë prej gati 40 vitesh dhe jo më funksional, po bie në mënyrë të pakontrolluar drejt Tokës dhe hyrja e tij në atmosferë pritet në natën mes 8 dhe 9 janarit.

Sipas përllogaritjeve më të fundit që disponon Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe NASA, sateliti Erbs (Sateliti i Buxhetit të Rrezatimit të Tokës), që peshon pothuajse dy tonë e gjysmë, do të shkatërrohet pothuajse plotësisht kur të prekë, por disa pjesë mund të shpëtojnë, por po ashtu sipas agjencisë amerikane të hapësirës “rreziku që dikush të goditet llogaritet në 1 në 9400”.

I nisur në vitin 1984 me anijen Challenger, sateliti Erbs ishte projektuar për të funksionuar për dy vjet, por jeta e tij funksionale ishte shumë më e gjatë. Për 21 vjet, në fakt, instrumentet e saj kanë mbledhur të dhëna për atmosferën dhe klimën, duke matur nivelet e ozonit, avullit të ujit dhe aerosoleve. Erbs pushoi së punuari në 2005, duke u bërë një nga mbeturinat hapësinore tani shumë të shumta në orbitën e Tokës.

erbs

Sondazh

Poll