Bota

'Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë'/ Kurti: Na duhen më shumë trupa të NATO-s

Kurti ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë.

8 Janar 2023, 07:17 Nga A.B
'Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë'/
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë që ka kërkuar shtimin e numrit të forcave të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, për shkak të rritjes së bashkëpunimit mes Serbisë dhe Rusisë.

Na shqetësojnë lidhjet mes Serbisë dhe Rusisë, për këtë arsye na duhen më shumë trupa… Bashkëpunimi mes tyre është rritur pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe për këtë arsye na duhen trupa shtesë të NATO-s në Kosovë”, tha ai gjatë një interviste për Al Jazeera.

Më 1 janar, Kurti, i bëri thirrje NATO-s që të rrisë numrin e forcave paqeruajtëse në Kosovë. Por, më 5 janar, NATO i tha REL-it se nuk ka pranuar asnjë kërkesë zyrtare nga Kosova për shtimin e numrit të trupave në misionin e saj, KFOR, dhe se aktualisht aktualisht kanë prezencë të mjaftueshme në Kosovë.

“Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë [Alkesandar Vuçiq] është nostaligjk për ato kohë, që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, ka thënë ai.

Për shkëmbimin e territoreve para disa viteve kanë folur ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiç, mirëpo kjo ide ka shkaktuar debate të shumta, si në Kosovë ashtu edhe në skenën ndërkombëtare.

albin kurti

Sondazh

Poll