Bota

FOTOJA- ‘Luftë’ mes karteleve në Meksikë, ekzekutohet ‘El Zarco’. Gjendet brenda një furgoni të vjedhur

Navarro Penaloza u kërcënua në një video narko CJNG, i cila e identifikoi atë si komandantin e ‘La Familia Michoacana’ në rajonin Tierra Caliente të Guerrero-s.

7 Janar 2023, 22:51 Nga k.m.

 

FOTOJA- ‘Luftë’ mes karteleve në Meksikë, ekzekutohet
Salvador Navarro Penaloza

 

MEKSIKË- Ekzekutohet ‘El Zarco’, kreu i ‘La Familia Michoacána’. Trupi i tij i vrarë u gjet së bashku me disa nga shoqëruesit e tij. Lideri i kartelit në shtetin e Guerreros, u gjet, së bashku me truprojat e tij, në komunitetin e Las Cruces. Sipas raportimeve paraprake, deri tani nuk ka asnjë konfirmim nga qeveria për ngjarjen, por faqja e lajmeve 'Contramuro' postoi një foto të një kufome që ka ngjashmëri të konsiderueshme me Navarro Penaloza-n.

 

FOTOJA- ‘Luftë’ mes karteleve në Meksikë, ekzekutohet
Salvador Navarro Penaloza

 

Trupat u gjetën brenda një furgoni që ishte i denoncuar për vjedhje. Në dhjetor 2019, Navarro Penaloza u kërcënua në një video narko CJNG, i cila e identifikoi atë si komandantin e ‘La Familia Michoacana’ në rajonin Tierra Caliente të Guerrero-s. Autoritetet Guerrero ofruan pak më shumë se një milion pesos për Salvador Navarro Peñaloza, "El Zarco", por mesa duket kriminelët e tjerë e kanë gjetur para drejtësisë.

salvador navarro penaloza ‘el zarco’

Sondazh

Poll