Bota

Skandali 'Katargate': Kështu “u dogj” Eva Kaili, detajet i tregon të gjitha drejtori i gazetës “Le Soir”

Christoph Berti theksoi se problemi i autoriteteve belge me imunitetin e eurodeputetes greke është tejkaluar dhe kjo është shumë e rëndësishme për rrjedhën e çështjes.

7 Janar 2023, 23:37 Nga k.m.
Skandali 'Katargate': Kështu “u dogj” Eva Kaili,
Eva Kaili

BRUKSEL- Për skandalin e Katargate, që po trondit Parlamentin Europian, Christoph Berti, drejtor i gazetës belge “Le Soir” ka folur për "Alpha", e cila ka bërë një sërë zbulimesh të reja. Berti i bëri një referencë të veçantë përfshirjes së Eva Kaili, ndërsa tregoi se cila ishte lëvizja që e “dogji” duke e çuar në burg, pavarësisht imunitetit të saj parlamentar që është shumë i fortë në Belgjikë.

Drejtori i gazetës belge pretendoi se Katari dhe Maroku ishin të përfshirë në skandal. Christoph Berti theksoi se problemi i autoriteteve belge me imunitetin e eurodeputetes greke është tejkaluar dhe kjo është shumë e rëndësishme për rrjedhën e çështjes. Siç kanë argumentuar edhe analistë të tjerë, ajo që “dogji” Eva Kailin ishte telefonata me të atin për të hequr valixhen me para.

Pikërisht këto prova e çuan eurodeputeten në burg, si dhe paaftësia e saj për të dhënë një shpjegim bindës sesi u gjetën kaq shumë para në shtëpinë e saj.

“Eva Kaili nuk do të kishte qenë në burg nëse nuk do të kishte bërë gabim që t'ia jepte valixhen babait dhe të përpiqej t'ia merrte pas,”- tha Christoph Berti.

Pozicioni i eurodeputetes është shumë i vështirë, pasi akuzat ndaj saj janë të rënda. Rishikimi i kërkesës së saj për t'u liruar nga burgu pritet rreth datës 20 janar. Në të njëjtën kohë, në periudhën e ardhshme priten zbulime të reja për Katargate, që ka prekur Parlamentin Evropian. Sipas La Reppublica, prokurori Michel Clez po e zhvendos hetimin në “Fazën 2”. Shumë shpejt, me siguri pritet që ai të bëjë kërkesë për heqjen e imunitetit të eurodeputetëve Mark Tarabella dhe Andrea Coccolino. Eva Kaili mohon të jetë përfshirë në skandal dhe shprehet se është penduar që i ka besuar “verbërisht”, siç pretendon ajo, partnerit të saj.

Nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore vendase do të jetë më i rëndë se në Belgjikë ku dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimum pesë vjet. Në Greqi, Kaili po hetohet nga prokurorët dhe Autoriteti i Pastrimit të Parave. Ata po përpiqen të konstatojnë nëse ajo ka sjellë para të padeklaruara nga jashtë dhe i ka investuar në Greqi dhe në veçanti në pasuri të paluajtshme. Nëse dalin prova që tregojnë për keqbërje dhe ajo shpallet fajtore, ajo mund të përballet me 15 vjet burg. Ajo do të gjykohet fillimisht në Belgjikë dhe më pas në Greqi./ Dosja.al

eva kaili

Sondazh

Poll