Bota

Ministri Peci aprovon Programin për Pagesa Direkte për vitin 2023 në Kosovë

Ai tha se ky program do të përmbajë shumë risi.

8 Janar 2023, 07:45 Nga A.B
Ministri Peci aprovon Programin për Pagesa Direkte për vitin 2023
Faton Peci

KOSOVË- Ditwn e djeshme, në konferencën e përbashkët për media të mbajtur me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci njoftoi se ka nënshkruar/aprovuar Programin për Pagesa Direkte për Vitin 2023. Ai tha se ky program do të përmbajë shumë risi.

POSTIMI:

Sot aprovova Programin për Pagesa Direkte – Subvencione 2023. Është hera e parë që ky program është në fillim të vitit, në javën e parë të janarit. Gjithë kjo vetëm falë vullnetit, punës dhe angazhimit tonë, në mënyrë që bujqit e Kosovës, të kenë qasje më të hershme tek mbështjetja financiare institucionale.
Gruri do të përkrahet me 474 euro për hektar.
Misri 329 euro për hektarë;
Patatja 654 euro për hektarë;
Fasulja 654 euro për hektarë;
Kulturat pemëtarë subvenciohen me 504 euro për hektarë.
Perimet në sipërfaqe të hapur me 554 euro për hektarë,
Perimet në sipërfaqe të mbyllura subvencionohen me 904 euro për hektarë.
Ky Program sjell shumë risi ku ndër të tjera këtë vit për herë të parë do të përkrahim lulediellin si produkt strategjik të rëndësishëm për sigurimin e lëndës së parë për prodhimin e vajit ushqimor.
Një hektar luledielli do të subvencionohet me 454 euro.
Risi tjetër është përkrahja financiare e gështenjës e cila do të subvencionohet si pemët e tjera me 504 euro për hektarë.
Këtë vit vazhdojmë mbulimin e vlerës së akcizës së naftës në vlerë prej 0.36 cent për litër si dhe subvencionimin e pjesshëm të plehërave artificiale në vlerë prej 150 euro për hektarë për kulturën e grurit ndërsa 100euro për hektarë për misrin patatet dhe fasulet monokulturë.
Risi tjetër këtë vit është pagesa direkte për farën e grurit ku përveç pagesës për sipërfaqe 250 euro, do të subvencionohen 150 euro per pleherimin, 54 euro per naften dhe 0.04cent per kilogram apo nje mesatare prej prej 160 euro e qe ne total arrin
614 euro per hektar.
Nga ky Program eleminohet përshkallëzimi andaj edhe pagesa për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore do të subvencionohet me 0.25 euro për copë.
Përshkallëzimi largohet edhe për sektorin e pulave vojse.
Tek pagesa direkte për bimët mjeksore dhe aromatike, kemi shtuar subvencionimin për bimët mjaltëdhënësë me 450euro për hektarë.
Sa i përket bujqësisë organike, këtë vit do të subvencionohen me shtesë 50 euro për hektarë sipërfaqet që janë në konvertim ndërsa kemi rritur përkrahjen në 100euro për hektarë për sipërfaqet e certifikuara.
Përsëri do të mbulojmë 75% të vlerës së Primës së Sigurimit, andaj i inkurajoj të gjithë bujqit që ta sigurojnë mundin e tyre.
Për herë të parë subvencionojmë zogjtë për majmëri apo broilerët me 0.20 euro për zog.
Tek subvencionimi i grurit pragu minimal i aplikimit do të jetë një 1 hektar ndërsa sasia e dorëzuar e grurit në mulli do të startojë nga 3000kg.

faton peci

Sondazh

Poll