Bota

Mbante të mbyllur në shtëpi vajza që i shfrytëzonte për video porno, Andrew Tate: Unë udhëtoj botën, zogjtë s'dalin jashtë

Sipas Dailymail, gratë që punonin për të në Rumani dyshohet se ishin të markuara me tatuazhe me fjalët: Pronësi e Tate!

7 Janar 2023, 22:21 Nga k.m.
Mbante të mbyllur në shtëpi vajza që i shfrytëzonte
Andrew Tate

BRITANI E MADHE- Andrew Tate pranoi se gratë që qëndronin në vilën e tij luksoze nuk lejoheshin të largoheshin dhe u lejohej që të shkonin askund. Sipas Dailymail, gratë që punonin për të në Rumani dyshohet se ishin të markuara me tatuazhe me fjalët: Pronësi e Tate!

Ish-kikboksieri Tate, u mburr në videon e YouTube për stilin e tij të dukshëm të playboy-t, duke e treguar atë të rrethuar nga femra të reja me bikini, duke hipur në avionë privatë dhe duke pirë puro. Në klipin e rishfaqur, Tate pretendon se gratë janë 'të mbërthyer' si zogj në kafaz, ndërsa ai fluturon jashtë vendit.

"Kur je një G i vërtetë, je këtu, je atje, je kudo. Shkon Varshavë, në Dubai, Miami... Unë jam kudo. Me gjithë këto zogj të mbyllur në shtëpi, e plotësisht të dashuruar me mua."

Ndërkohë Policia në Rumani ka mbajtur nën hetim ish-kampionin e kikboksit dhe vëllain Tristan që nga prilli i vitit të kaluar. Hetimi filloi pasi një grua 22-vjeçare nga SHBA denoncoi në Polici se ishte mbajtur kundër vullnetit të saj  brenda vilës së tyre.

arrestohet andrew tate andrew tate

Sondazh

Poll