Politike

“Pamja është yll"/ Me kapele kashte në kokë, 'zbutet' shikimi i Ramës, nuk dallon smogun mbi Tiranë

Rama nuk ka nguruar të ndajë edhe një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me të birin Zahon dhe bashkëshorten Lindën, e të tre kanë vendosur një kapele prej kashte në kokë, teksa presin drekën në një restorant në Linzë.

7 Janar 2023, 16:04 Nga k.m.
“Pamja është yll"/ Me kapele kashte në kokë,
Edi, Zaho dhe Linda Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama here pas here e ndryshon profesionin e tij dhe kthehet në një influencer. Ashtu siç ka bërë edhe këtë të shtunë, që ka zgjedhur ta kalojë me familjen e tij. Pasi reklamoi çantën e Louis Vuitton me flamurin shqiptar, e ka vazhduar "punën", edhe pse ka vendosur që të largohet për pak çaste nga zhurma e kryeqytetit, duke zgjedhur periferinë për të konsumuar një drekë në restorant.

Rama nuk ka nguruar të ndajë edhe një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me të birin Zahon dhe bashkëshorten Lindën, e të tre kanë vendosur një kapele prej kashte në kokë, teksa presin drekën në një restorant në Linzë.

“Pamja është yll"/ Me kapele kashte në kokë,
Edi, Zaho dhe Linda Rama

“Pamja është yll,”- ka shkruar ndër të tjera krahas fotos Rama, por nuk e ka parë mirë pozën që ka shkrepur.

Pikërisht ajo pamje yll që Rama lëvdon, është e mbushur me smog. Ndoshta kur e ka shkrepur foton dhe e ka postuar në rrjetet e tij sociale, numri një i qeverisë nuk e ka vënë re smogun që kishte mbuluar Tiranën. Me siguri që nuk e ka parë mirë foton, por edhe nëse do ta shihte vështirë se do mund që ta "photoshop-onte" renë mbi qytet. Por mbase do i kërkonte ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj. Tek e fundit, ai ka eksperiencë. 

Ndoshta për shkak të smogut, kryeministri shprehet krenar për katundin e Surrelit, ku jeton jo për kryeqytetin ku punon. Nga ajo që shohim në foto, s'ka faj! 

edi rama zaho rama linda rama

Sondazh

Poll