Politike

Xhaçka jep lajmin: Këtë vit pritet hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë

Po ashtu ajo theksoi se deri më tani janë konflirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri dhe Ministër i Jashtëm në vendet e huaja. 

7 Janar 2023, 13:33 Nga I.A
Xhaçka jep lajmin: Këtë vit pritet hapja e ambasadës
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka deklaruar se viti 2023 do të jetë intensiv në çështjen e marrëdhënieve diplomatike. Gjatë fjalës së saj me gazetarët, Xhaçka u shpreh se këtë vit pritet hapja e ambasadasës shqiptare në Ukrainë si dhe në Baku. Po ashtu ajo theksoi se deri më tani janë konflirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri dhe Ministër i Jashtëm në vendet e huaja. 

Fjala e Xhaçkës:

Sa i përket marrëdhënieve dypalëshe përtej rajonit tonë, gjatë 2022 është realizuar nje agjende intensive bilaterale, sa i takon realizimit të vizitave në nivele të larta, në nivel Presidenti Republike, Kryeministri, Kryetare Kuvendi, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në të gjitha këto takime është lobuar dhe marrë mbështetje për integrimin Evropian te Shqipërisë, është konfirmuar vullneti për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, është përmirësuar baza ligjore e bashkëpunimit, përmes nënshkrimit të marrëveshjeve, si dhe është lobuar për mbështetje kandidaturash e qëndrimesh në organizatat ndërkombëtare. Fokus i veçante i është kushtuar lobimit për çështjen e Kosovës dhe luftës në Ukrainë. Gjatë këtij viti, do te vijohet me intensifikimin e agjendës bilaterale dhe forcimin e mbulimit diplomatik:

– Pritet hapja e Ambasadës sonë në Ukrainë,
– Pritet hapja e Ambasadës se Azerbajxhanit në Tiranë dhe zyrtarizmi i vendimit për hapjen e Ambasadës sonë në Baku,
– Janë konfirmuar një sërë vizitash në nivel Presidenti, Kryeministri, ministër i Jashtë etj.

olta xhaçka

Sondazh

Poll