Politike

Çështja e detit, Xhaçka: Me Greqinë jemi në fazën e punës teknike

Po ashtu ajo theksoi se me Greqinë kanë përfunduar ratifikimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme në lidhje me piramidat kufitare.

7 Janar 2023, 13:28 Nga I.A
Çështja e detit, Xhaçka: Me Greqinë jemi në
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë konferencës për analizën vjetore të viti 2022 dhe objektivat për vitin 2023 tha se janë në fazën e punës teknike në lidhje me çështjen e detit. Duke folur për mediat XHaçka ka thënë se nga Greqia kanë mirëkuptimin për të zgjidhgur të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Po ashtu ajo theksoi se me Greqinë kanë përfunduar ratifikimi i dy marrëveshjeve të rëndësishme në lidhje me piramidat kufitare.

"Jemi duke punuar me Greqinë për problemet që kemi trashëguar që janë në interes të dy popujve, kemi mirëkuptim për të zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve, nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirën tregtare, por edhe për shfuqizimin e ligjit të luftës apo efektet juridike që lindin prej tij. Edhe çështje të tjera të hapura, kemi përfunduar ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen  dy piramidave kufitare, edhe çështja e kufizimit të zonave detare si çështje me interes të ndërsjelltë. Aktualisht jemi në fazën e  punës teknike me një grup të gjerë për të përgatitur këtë negociatë, për të bërë të mundur arritjen e këtij kompromisi. Nuk është vetëm çështja e kufizimit detar, por janë një sërë çështjesh," tha Xhaçka.

olta xhaçka

Sondazh

Poll