Politike

Njoftimi për largimin e ambasadores Kim, Xhaçka: U vumë kapak thashethemeve

Gjatë deklaratës për media ditën e sotme, Xhaçka është shprehur se nuk kërkon shkencë kalulimi i përfundimit të mandatit për një ambasador.

7 Janar 2023, 13:15 Nga I.A
Njoftimi për largimin e ambasadores Kim, Xhaçka: U vumë kapak
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka sqaruar postimin e bërë në Tëitter nga Ministria e Jashtme në lidhje me përfundimin e mandatit të ambasadores amerikane Yuri Kim. Gjatë deklaratës për media ditën e sotme, Xhaçka është shprehur se nuk kërkon shkencë kalulimi i përfundimit të mandatit për një ambasador. Po ashtu ajo ka theksuar se postimi u bë, në mënyrë që të ndalonin thashethemet në lidhje me largimin e Kim. 

"Nuk kërkon ndonjë shkencë për të kalkuluar se kur fillon dhe mbaron mandati i një ambasadori që ka një vëmendje të veçantë. I mirëkuptoj ata që mendojnë se mund të mos kishim bërë një njoftim të tillë por s’kemi thënë asgjë më shumë se ajo që u tha në media dhe përpara se ky informacion të bëhej i ditur nga ne. Ka qenë në ministri prej shumë kohësh dhe media s’e ka ditur. E bëmë të njohur kur kaloi përtej Ministrisë të Jashtme. Tek ne kanë filluar telefonatat, kërkesa për informacion dhe teori komploti dhe lobimesh. Në këto kushte, gjykuam që ishte vendi për t’i prerë këto thashetheme duke thënë se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme," tha Xhaçka.

Në fund të mandatit të ambasadores Yuri Kim, Departamenti Amerikan i Shtetit ka nisur procedurat e zëvendësimit. Konfirmimi në fakt si rrallë herë për mbarimin e mandatit të Kim nuk erdhi nga SHBA, por nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë me anë të një postimi në Twitter disa javë më parë.

yuri kim olta xhacka

Sondazh

Poll