Sport

Arrestohen për kontrabandë droge një futbollist dhe e dashura e tij. Në valixhet e tyre gjenden më shumë se 100 kg kokainë…

Jean-Manuel Nedra, mesfushori i klubit L'Aiglon du Lamentin, në futbollin martinikan R1 dhe partnerja i tij u arrestuan më 31 dhjetor me më shumë se 100 kg kokainë në valixhet e tyre.

6 Janar 2023, 07:18 Nga DOSJA
Arrestohen për kontrabandë droge një futbollist dhe e dashura e

MARTINIKE - I njohur në botën e futbollit martinikan, Jean-Manuel Nedra, mesfushori 29-vjeçar që luan për klubin L'Aiglon du Lamentin (R1), u arrestua me partneren e tij më 31 dhjetor në aeroportin Roissy, me më shumë se 100 kg kokainë e fshehur në valixhe. AFP zbuloi informacionin të enjten, pasi e mësoi atë nga zyra e prokurorit

Dy ‘udhëtarët’ mbërritën nga Fort-de-France. Ata janë kontrolluar nga doganierët, të cilët kanë gjetur në bagazhin e tyre përkatësisht 50.7 kg dhe 53 kg kokainë. “Pa e ditur shkallën e tij të përfshirjes, ne kemi mësuar se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge,”- tha klubi në një mesazh të shkurtër për shtypin vendas.

Çifti u paraqit të mërkurën para një gjyqtari hetues i ngarkuar me hetimin. Lojtari u vendos në paraburgim dhe shoqëruesja e tij u la i lirë nën mbikëqyrjen gjyqësore. Futbollisti i burgosur, prej më shumë se 10 vitesh është edhe pjesëtar i skuadrës së futbollit martinikan. Ai ishte duke udhëtuar për arsye personale kur u arrestua.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll