Sport

Bisedimet Chelsea-Benfica për Enzon Fernandez, të prishura për momentin...

Benfica refuzon të negociojë nën 120 milionë euro të klauzolës së transferimit, ndërkohë që Chelsea nuk është e gatshme ta arrijë këtë shumë

5 Janar 2023, 11:12 Nga DOSJA

Bisedimet Chelsea-Benfica për Enzon Fernandez, të prishura për

ANGLI - Chelsea dëshiron Enzon Fernandezin në radhët e tyre, por negociatat e transferimit janë shumë të komplikuara. Në fakt, siç raporton gazetari Juan Castro i MARCA-s, këto biseda për momentin janë të prishura.

Benfica refuzon të negociojë nën 120 milionë euro të klauzolës së përfundimit dhe Chelsea nuk është e gatshme ta arrijë atë shumë. Skuadra londineze ishte në një takim të gdhirë nga e marta në të mërkurë me presidentin e Benficas, Rui Costa, deri në orën 4 të mëngjesit. Ai në parim ka rënë dakort që mesfushori argjentinas të kalojë te ‘blutë’ e Londrës gjatë hapësirës së transfertave në janar.

Bisedimet Chelsea-Benfica për Enzon Fernandez, të prishura për

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll