Sport

Jude Bellingham, talenti që vlerësohet më shumë se Mbappé dhe Haaland...

Sipas Observatorit të Futbollit CIES, Jude Bellingham vlerësohet në 208 milionë euro, një vlerë më e lartë se Kylian Mbappé (191 milionë euro) dhe Erling Haaland (175 milionë euro).

5 Janar 2023, 10:55 Nga DOSJA

Jude Bellingham, talenti që vlerësohet më shumë se

GJERMANI - Autor i paraqitjeve të jashtëzakonshme gjatë Kupës së Botës me Anglinë, mesfushori Jude Bellingham është lojtari vlera e të cilit është më e larta, sipas modelit statistikor të zhvilluar nga Observatori i Futbollit CIES. 

19-vjeçari vlerësohet në 208 milionë euro, i shumëkërkuar nga Liverpool dhe me kontratë deri në vitin 2025 me Borussia Dortmund. Altualisht anglezi është popullor në futbollin ndërkombëtar: Phil Foden (Manchester City) është lojtari i dytë më i vlefshëm (200 milionë euro).

Këta dy lojtarë janë përpara Kylian Mbappé, yllit të skuadrës franceze dhe PSG-së, Vinicius Jr, brazilianit të Real Madridit, të vlerësuar njësoj ( nga 191 milionë euro) dhe të njëjtën kohëzgjatje kontrate për dy sulmuesit, qershor 2024.

Një tjetër lojtar i Manchester City, norvegjezi Erling Haaland plotëson këtë ‘Top 5’, me një vlerë prej 175 milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2027. Ndërsa kroati i RB Leipzig Josko Gvardiol, është mbrojtësi më i shtrenjtë, me 125 milionë euro, kurse Aurélien Tchouaméni (Real Madrid) është francezi i dytë me vlerën më të lartë (107 milionë euro).

Ja dhe lista e ‘Top 10’ talenteve më të vlerësuar në futbollin ndërkombëtar:

Jude Bellingham, talenti që vlerësohet më shumë se

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll