Aktualitet

Ekskluzive/ Lirohet nga burgu shoku i Ervis Martinaj, Eljon Hato, u plagos në masakrën e ish-bllokut

26 Shkurt 2019, 13:09 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Lirohet nga burgu shoku i Ervis Martinaj, Eljon Hato, u plagos

TIRANË- Gjykata e Tiranës liron nga burgu Eljon Haton, shokun e Ervis Martinajt, i arrestuar që prej mbrëmjes së 4 tetorit 2018. Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit të Hatos për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se për 28-vjeçarin është ndryshuar masa e sigurisë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Eljon Hato u plagos rëndë mbrëmjen e 4 tetorit, dhe burimet saktësojnë se njëri nga plumbat e ka zënë në shtyllën kurrizore dhe Hato nuk mund të qëndrojë në qeli.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës pasi janë realizuar edhe dy raporte mjeko-ligjore që e vlerësojnë Haton si të paaftë për të qëndruar në qeli. Hato akuzohet për vrasje të 2 ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Masakra e 4 tetorit të vitit 2018

Në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljon Hato.

[sgallery url=”https://dosja.al/lirohet-nga-burgu-shoku-i-ervis-martinaj-eljon-hato-u-plagos-ne-masakren-e-ish-bllokut/”]

I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes.

Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi.

Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit).

Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

Kush është Eljon Hato?

Eljon Hato nuk është një emër i panjohur për policinë dhe prokurorinë shqiptare. Shoku i Ervis Martinajt ndodhej në lokalin Monopol mbrëmjen e 4 tetorit 2018, por edhe më herët ai ka qenë i përfshirë në ngjarje të rënda kriminale.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato nën efektin e alkoolit ka akuzohet se vrau një moshatarin e tij pas një sherri banal.

Vrasja e Indrit Hyllit në vitin 2014

Në fshatin Zus në Shkodër, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç, ka vrarë Indrit Yllin si edhe ka plagosur Jetmir Mollën. Policia sqaroi asokohe se autori dhe viktima, bashkë me të plagosurin ndodheshin sëbashku në një lokal dhe më pas pas një debati banal, Hato ka nxjerrë armë e tij dhe ka qëlluar në drejtim të viktimës.

Por kjo nuk është e vetmja ngjarje ku emri i Eljon Hatos është i përfshirë në një ngjarje kriminale.

Një vit më pas, pasi ndodhej në burgun e Shën-Kollit, Eljon Hato, akuzohet se ka porositur vrasjen e mjekut radiolog të spitalit të Shkodrës, Agron Terolli.

Hato kishte “pajtuar” një 21-vjeçar i cili do të kryente vrasjen, por fatmirësisht policia, falë të dhënave në rrugë operative, arriti t’a parandalonte ngjarjen e rëndë.

Porositja e atentatit për mjekun radiolog, Eljon Hato pagoi nga burgu për kokën e mjekut Agron Terolli?

Në vitin 2015, një atentat u bë në burgun e Shën Kollit ndaj mjekut Agron Terolli. 21-vjeçari Osman Mulja u ndalua në flagrancë teksa po shkonte për të vrarë mjekun.

Pas arrestimit ai pranoi se ishte paguar nga Eljon Hato për të vrarë mjekun.

Ekzekutimi i këtij të fundit dështoi falë ndërhyrjes të policisë, ndërkohë që policia hetoi për pistën e hakmarrjes si një arsye pse Hato kërkonte kokën e mjekut Agron Terolli.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se djali i mjekut, kishte plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale e ka kryer në burgun e Shën Kollit, ku qëndronte për të vuajtur dënimin edhe Eljon Hato.

Këtu, mendohet se ka patur një konflikt mes Hatos dhe djalit të mjekut, që mund të ketë çuar në porositjen e vrasjes. Ende i paqartë lirimi i të riut Eljon Hato nga burgu, ku vuante dënimin për vrasje.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj agron terollit eljon hato ervis martinaj fabiol gaxha lokal monopol masakra ne ish-bllok merviol bilo vrasja e indrit yllit atentati ndaj agron terollit eljon hato ervis martinaj fabiol gaxha lokal monopol masakra ne ish-bllok merviol bilo vrasja e indrit yllit

Sondazh

Poll