Aktualitet

I dënuar me 15 vite burgim për prostitucion, ekstradohet nga Holanda 39-vjeçari (EMRI)

27 Shkurt 2019, 07:41 Nga DOSJA
I dënuar me 15 vite burgim për prostitucion, ekstradohet nga Holanda

TIRANË- Një 39-vjeçar që ka qenë i shpallur në kërkim, është esktraduar sot nga Holanda. Sipas Policisë Gergj Mirashi është i dënuar me 15 vite burg për akuzën e “Trafikimit të femrave, i kryer në bashkëpunim”.

Sipas Policisë, Mirashi është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe pritet të kryejë dënimin.

Interpol Tirana ekstradon një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “Trafikimi i femrave, kryer në bashkëpunim”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda, i shtetasit Gj. M, 39 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas u ekstradua nga Holanda drejt vendit tonë pasi, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 15 vite burg për veprën penale ‘Trafikimi i femrave, kryer në bashkëpunim’”, njofton Policia.

Shumë shtetas shqiptarë janë në kërkim ndërkombëtar dhe fal bashkëpunimit me autoritetet e huaja, Policia shqiptare ka bërë  të mundur arrestimin e tyre.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat qe rendojne mbi te ekstradimi gjergj mirashi prostitucion shqiptari i arrestuar akuzat qe rendojne mbi te ekstradimi gjergj mirashi prostitucion shqiptari i arrestuar

Sondazh

Poll