Aktualitet

Ekskluzive/ U dhunua barbarisht, flet punonjësi i Portit të Durrësit: E pashë veten të mbuluar në gjak

27 Shkurt 2019, 08:17 Nga DOSJA
Ekskluzive/ U dhunua barbarisht, flet punonjësi i Portit të

Ditën e kaluar Policia Durrës me anë të një njoftimi zyrtar informoi mediat se kishte vënë në pranga dy persona R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç, ndërsa një tjetër ende i paidentifikuar është në kërkim. Tre shtetasit e mësipërm sipas njoftimit zyrtar dyshohen të kenë rrahur me sende të forta në kokë (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.

I dhunuari ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekimin e nevojshëm. Dosja.al vizitoi punonjësin e Portit të Durrësit, i cili rrëfeu gjithçka që mbante mend pas goditjeve të shumta që kishte marrë. Dosja.al mëson se bëhet fjalë për shtetasin Ilmi Shaba, 51 vjeç, i cili kishte dëmtime të mëdha në kokë. Ai ishte krejtësisht i fashuara në pjesën e kokës dhe në pjesën e hundës.

“Nuk kam parë askënd, mbaj mend që e pashë veten të mbuluar në gjak. Jam përmendur kur kam ardhur në Tiranë, në Durrës asgjë s’më kujtohet,”- rrëfeu Shaba fillimisht, i cili ishte në dhomë me bashkëshorten e tij. I pyetur se me çfarë e goditën 51-vjeçari tha vetëm: Pak rëndësi ka kjo!

Dosja.al: Kush dyshoni se mund t’ju ketë dhunuar?

I dhunuari Ilmi Shaba: Se di, s’mbaj mend gjë…S’kam parë asnjërin.

 Dosja.al: Keni patur konflikte me njeri?

Bashkëshortja e Shabës: Jo, burri im s’ka asnjë lloj konflikti. Është një punonjës i rregullt, ka qenë në punë. E kanë rrahur dhe kaq. Nuk dimë asgjë tjetër. Ka organe kompetente për këtë gjë.

I dhunuari Ilmi Shaba: Vendi ka kamera, gjithçka është e regjistruar dhe do merren vetë autoritetet me këtë punë. Unë nuk di asgjë tjetër.

Por si u bë publike ngjarja?

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e kaluar, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në Durrës ishte dhunuar punonjësi i portit dhe se dhunuesit janë pjesë e bandave të Agron Tares, vëllait i futbollistit Igli Tare, që është edhe drejtor i Portit.(Lexo këtu)

Njoftimi i plotë i policisë Durrës

Më datë 25.02.2019, rreth orës 23:30, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.D.,38 vjeç, dhe H.B., 40 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 17:00, në hyrje të Portit, në bashkëpunim me një person tjetër ende të pa identifikuar dyshohet se kanë goditur me sende të forta në kokë  (dyshohet tytë pistolete), punonjësin e shërbimit të Autoritetit Portual, i cili po merr ndihmë në spital.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e  autorit të tretë të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj punonjesit te portit ilmi shaba polica e durresit policia punonjesi i portit te durresit spitali i traumes tre te arrestuar dhune ndaj punonjesit te portit ilmi shaba polica e durresit policia punonjesi i portit te durresit spitali i traumes tre te arrestuar

Sondazh

Poll