Sport

E PAFALSHME! Trajneri përbindësh, godet sportistet para kamerave. Shikoni videon...

Ngjarja ka nisur të hetohet në Malajzi, por nuk dihet ende nëse ky trajner është larguar nga detyra e tij

3 Janar 2023, 16:20 Nga DOSJA

E PAFALSHME! Trajneri përbindësh, godet sportistet para kamerave.

MALAJZI - Një video nga Malajzia është bërë virale, por fatkeqësisht për një ngjarje, sa të turpshme aq edhe kriminale. Në këtë incident protagonist është një trajner volejbolli për femra. Në videon e mëposhtme, ky trajner kërkoi një pushim kur skuadra e tij po humbiste. Sapo volejbollistet e afruan, ai goditi dy prej tyre.

Ky gjest i papranueshëm është bërë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, duke rezultuar që pamjet tashmë kanë arritur në duart e ministrit të Sportit dhe Rinisë së Malajzisë.

Hannah Yeoh bëri thirrje menjëherë për një hetim mbi këtë çështje dhe mori një qëndrim publik duke theksuar se të gjitha format e dhunës duhet të ndalen. Megjithatë, ende nuk dihet nëse trajneri përbindësh është hequr nga posti i tij...

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Melhor do Vôlei - (@sitemelhordovolei)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll