Sport

Inzaghi: "Leao duhet të qëndrojë tek Milani... është qendra e projektit"

Prej kohësh është përmendur se Real Madridi e dëshiron atë dhe në garë janë edhe Arsenali, Manchester City dhe klube të tjera

3 Janar 2023, 15:05 Nga DOSJA
Inzaghi: "Leao duhet të qëndrojë tek Milani...

ITALI - Rafael Leao tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve evropiane për shkak të ndeshjeve të tij në Milano.

Është një nga futbollistët protagonist që Milanit i dha pas 11 vitesh sërish titullin kampion i Italisë dhe duket se do të jetë e vështirë që të qëndrojë në San Siro.

Prej kohësh është përmendur se Real Madridi e dëshiron atë dhe në garë janë edhe Arsenali, Manchester City dhe klube të tjera.

Edhe pse është objektivi i të mëdhenjve dhe të pasurve, lojtari legjendar i Milanit, Filippo Inzaghi beson se Leao duhet të qëndrojë aty ku është.

“Po të isha në vendin e tij, do të qëndroja. Për mua, Milani ka qenë gjithmonë klubi më i mirë. Të vesh fanellën, të luaj në San Siro.

Leao është i fortë, por mund të jetë edhe më i fortë. Shpresoj se do të bindet. Këtu ai mund të jetë protagonist, në qendër të projektit.

Është një rrezik sepse në City apo Real ai do të përfundojë si një nga të shumtët në skuadër. Nëse do të mund t’i jepja këshilla, do t’i thoja të bëhej pikë referimi për Milanin, që është diçka unike”, tha Filippo Inzaghi. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Janar 2023, 14:37

Cristiano Ronaldo, pritet si një hero

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, ku të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ...