Sport

ENIGMA! A do ta hapësh dollapin e Peles? Presidenti Santosit: “Do flasim me familjen”

“Mbreti” vetë ka kërkuar që dollapi të mos hapet kurrë, në mënyrë që klubi të vazhdojë të shoqërohet me fat në të ardhmen

3 Janar 2023, 15:36 Nga DOSJA
ENIGMA! A do ta hapësh dollapin e Peles? Presidenti Santosit: “Do

BRAZIL - Pelé luajti ndeshjen e tij të fundit për Santos, më 2 tetor 1974 dhe në fund mbajti me vete çelësin e një dollapi, që ka mbetur i mbyllur që nga ajo ditë, kur “Mbreti” i tha lamtumirë të futbollit të luajtur. Askush nukv e di se çfarë ka brenda në të.

Ai vetë ka kërkuar që dollapi të mos hapet kurrë, në mënyrë që klubi të vazhdojë të shoqërohet me fat në të ardhmen. Kontejneri është brenda dollapit të stilizuar, i vendosur në dhomën e zhveshjes së rinovuar të Estádio Vila Belmiro, por askush nuk e ka çelësin e kutisë.

“Ne do të flasim me familjen se çfarë të bëjmë”,- tha Andrés Rueda, president i Santos, i pavendosur mes zbulimit dhe thellimit të misticizmit që ka zgjatur për mbi 48 vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Janar 2023, 14:37

Cristiano Ronaldo, pritet si një hero

ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo tashmë ndodhet në Arabinë Saudite, ku të martën do të prezantohet zyrtarisht si lojtar i ...